Cila është mënyra më e lirë për të eksploruar Shqipërinë gjatë pushimeve?
Në një botë ku udhëtimet janë bërë të aksesueshme nga të gjithë, njerëzit nuk hezitojnë t’i planifikojnë pushimet e tyre me qëllim aventurën. Nuk ka ndjesi më të mirë sesa ndjesia e dëshirës për eksplorim! Vizita e një vendi të huaj ofron mundësi të panumërta për të përjetuar gjëra të reja. Nëse dëshironi të udhëtoni me rehati, një nga mënyrat më të mira është nëpërmjet një makine.
Megjithatë, çmimet e taksive janë paksa të shtrenjta, veçanërisht nëse po planifikoni një itinerar shumëditor. Për fat të mirë, ka disa opsione që ofrojnë komoditet dhe çmime të përballueshme. Në këtë artikull, ne do të trajtojmë mënyrat më të mira dhe ekonomike të transportit nëse dëshironi të eksploroni Shqipërinë.
Cilat janë mënyrat e transportit në Shqipëri?
Shqipëria është një vend i mrekullueshëm në zemër të Ballkanit. Kjo perlë mesdhetare tërheq mijëra turistë çdo vit. Megjithëse është një vend relativisht i vogël, Shqipëria ofron një mori mundësish turistike. Plazhe, male, qytete historike dhe më shumë! Nëse do të pyesnit një vendas për mënyrën se si ata preferojnë të lëvizin, përgjigja e tyre do të ishte transporti publik.
Shumica e vendasve janë mësuar me rrugët e tyre të përditshme. Ata marrin autobusin për të shkuar në punë ose preferojnë të lëvizin me makinën e tyre personale. Megjithatë, nëse jeni duke e vizituar Shqipërinë për herë të parë, do t'ju duhet një mënyrë më e besueshme për të lëvizur.
Oraret e autobusëve mund të mos jenë gjithmonë të përshtatshme dhe rrugët që ata përshkojnë mund të mos shkojnë me itinerarin tuaj. Për këtë arsye, shumë turistë zgjedhin shërbimet e taksive kur vijnë për herë të parë në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës. Fatmirësisht, ne jemi këtu për t’ju ofruar një udhëzues më të plotë, të pajisur me të gjitha këshillat e duhura për të realizuar pushime me kosto të ulët.
Një makinë me qera është padyshim mënyra më e mirë e transportit kur bëhet fjalë për të vizituar Tiranën, si dhe qytete të tjera në Shqipëri. Më poshtë do të bëjmë një analizë të hollësishme, duke ju dhënë përgjigje të gjitha pyetjeve që mund të keni për marrjen e makinave me qera në Shqipëri.
Sa kushton një makinë me qera në Shqipëri?
Çmimet e makinave me qera në Shqipëri janë në fakt shumë më të lira se në shumicën e vendeve. Kjo sepse ekonomia e vendit lulëzon nga turizmi! Ka shumë kompani të makinave me qera që operojnë jo vetëm në kryeqytet, por edhe në qytete të tjera turistike. Sa më shumë kompani në treg, aq më e madhe është konkurrenca.
Për këtë arsye, do të mund të gjeni shumë kompani të ndryshme që ofrojnë çmime konkurruese për një gamë të larmishme automjetesh. Ju do të jeni në gjendje të gjeni një makinë për vetëm 20 dollarë në ditë, ose edhe më pak. Për më tepër, shumë kompani të makinave me qera ofrojnë çmime me ulje gjatë sezonit të verës. Ju madje mund të zgjidhni një paketë që ofron sigurim, qoftë sigurim bazë apo i plotë.
Një makinë me qera të lirë në Shqipëri kushton nga 20 deri në 100 euro në ditë. Gjithçka varet nga preferencat, prioritetet, nevojat dhe kriteret tuaja personale. Për më tepër, vendndodhja e kompanisë gjithashtu luan një rol. Mbani mend se mbi çmimin e makinës me qera, ndoshta do t'ju duhet të paguani përafërsisht 20 euro për sigurimin e plotë.
Ju gjithashtu duhet të llogarisni shumën që do të duhet të depozitoni kur bëni rezervimin tuaj. Duke pasur parasysh gjithçka u tha, të marrësh një një makinë me qera në Shqipëri është shumë më lirë sesa të marrësh një taksi sa herë që levizni jashtë.
Si mund t’i shmangni tarifat shtesë kur merrni një makinë me qera në Shqipëri?
Para se të rezervoni makinën tuaj, është e rëndësishme të merrni parasysh të gjitha opsionet tuaja. Pasi të keni gjetur një kompani të besueshme dhe modelin e makinës që preferoni, mund të vazhdoni të flisni me kompaninë. Këtu është një listë me këshilla dhe gjëra që duhet të keni parasysh për të shmangur shpenzimet shtesë që janë të panevojshme:
Dërgojini një email kompanisë përpara se të bëni rezervimin tuaj
Rekomandohet gjithmonë që të flisni me një anëtar të stafit përpara se të rezervoni makinën me qera. Tregojuni kërkesat tuaja dhe ata do t'ju rekomandojnë disa modele dhe çmime të përshtatshme makinash sipas buxhetit që keni.
Megjithatë, është e rëndësishme që të mblidhni informacion mbi çmimet e tregut, në mënyrë që të keni çfarë të krahasoni.
Sigurohuni që të jeni të përpiktë me afatet
Kompanitë e makinave me qera në fund të fundit po bëjnë biznes. Ndaj, ata janë mjaft të rreptë kur vjen puna tek afatet, veçanërisht nëse kanë klientë të tjerë që dëshirojnë të marrin me qera të njëjtën makinë si ju.
Prandaj, duhet të tregoheni të kujdesshëm që të mos shpenzoni aksidentalisht më shumë vetëm sepse nuk e dorëzoni makinën në kohën e duhur.
Kini kujdes me udhëtimet jashtë kufijve
Të kesh makinën tënde gjatë pushimeve është fantastike, veçanërisht duke marrë parasysh se sa liri ju ofron. Shumë kompani shqiptare të makinave me qera do t'ju pyesin nëse po planifikoni të kaloni kufijtë me makinën tuaj. Në disa raste, ato kanë politika të cilat aplikojnë tarifa shtesë nëse klienti kalon kufijtë me makinën e marrë me qera.
Për këtë arsye, duhet të pyesni agjentin nëse ka tarifa shtesë për udhëtimet jashtë kufijve. Sigurohuni që të pyesni për shumën në mënyrë që t’i llogarisni shpenzimet brenda buxhetit që keni caktuar.
Pyesni për tarifat e dorëzimit të makinës
Disa kompani mund të kenë një tarifë shtesë për shërbimin e dorëzimit të makinës. Kjo do të thotë që nëse dëshironi që kompania t’jua sjellë makinën tek vendndodhja juaj, mund t'ju duhet të paguani një tarifë shtesë. Nëse këtë rast, konsideroni mundësinë që ta merrni vetë makinën tek zyrat e tyre. Nëse keni zgjedhur një kompani makinash me qera në Aeroportin Rinas, puna bëhet më e lehtë.
Sidoqoftë, nëse kompania juaj ndodhet diku tjetër, duhet të mendoni nëse rruga me autobus ose taksi është më e lirë sesa pagesa e tarifës shtesë. Në fund të fundit, komoditeti është shpesh zgjedhja më e arsyeshme.
Sa vjeç duhet të jeni për të marrë një makinë me qera në Shqipëri?
Për të marrë një makinë me qera në Shqipëri duhet të jeni të paktën 21 vjeç. Për më tepër, disa kompani kërkojnë që ta keni pasur patentën për të paktën tre vite.
Nëse patentën e keni pasur për një periudhë më të shkurtër se tre vite, ju rekomandojmë që të flisni me kompaninë e makinave me qera për të pyetur nëse do të jenë në gjendje t'ju japin një makinë.
Keni nevojë për Leje Drejtimi Ndërkombëtare në Shqipëri?
Në shumicën e rasteve, nëse keni një patentë evropiane ose të Amerikës së Veriut jeni në rregull. Shumica e kompanive i pranojnë këto licenca, kështu që nuk do të keni nevojë për një leje drejtimi ndërkombëtare.
Megjithatë, rekomandohet gjithmonë që të pyesni stafin e kompanisë së makinave me qera përpara se të vini në Shqipëri. Ata do të jenë në gjendje t'ju japin informacion të detajuar për rastin tuaj specifik.
Sa kushton karburanti në Shqipëri?
Çmimet e benzinës në Shqipëri janë relativisht të përballueshme. Megjithatë, nëse doni të kurseni disa sa më shumë para, ju rekomandojmë të zgjidhni një model makine ekonomike. Automjetet që punojnë me gaz janë më ekonomiket, megjithatë, mund të zgjidhni edhe një model me një motor më të vogël për t'u siguruar që shpenzimet e karburantit të jenë minimale.
Në disa raste, mund të blini edhe kuponë karburanti që mund t'ju ndihmojnë të kurseni. Përfundimisht, kostoja e karburantit e kombinuar me tarifat e qerasë së makinës është më e lirë se çmimet e taksive. Privatësia dhe komoditeti janë një bonus!
A është më lirë të marrësh një makinë me qera për periudha të shkurtra apo më të gjata?
Në përgjithësi, makinat me qera që merren për shumë pak ditë shoqërohen me tarifa më të kushtueshme. Kjo për shkak se shumica e kompanive shpesh ofrojnë zbritje për rezervime më të gjata. Nëse planifikoni të qëndroni në Shqipëri për disa ditë, ju mund të kurseni goxha me një rezervim disa ditor.
Shpenzimet për taksi ose bileta autobusi/fugoni shkojnë shumë më shtrenjtë në planin afatgjatë. Taksitë zakonisht tarifojnë sipas kohës së shpenzuar ose distancës së përshkruar, gjë që është e pafavorshme nëse planifikoni të lëvizni shumë.
Nga ana tjetër, biletat e autobuzit pak e nga pak mblidhen në një kosto të konsiderueshme. Do të habiteni kur të shihni se do të keni shpenzuar më shumë se 10 euro duke udhëtuar me autobus çdo ditë. Duke marrë parasysh gjithçka u tha, me një makinë me qera ekonomike është e sigurt që mund të kurseni para.
Të marrësh një makinë me qera në Shqipëri: Listë e shpejtë
Nëse tashmë e keni vendosur që do të merrni një makinë me qera gjatë qëndrimit tuaj në Shqipëri, më poshtë do të gjeni një listë kontrolli me gjërat që duhet të keni parasysh përpara se të vazhdoni me planin tuaj:
- Krahasoni çmimet për kompani dhe modele makinash të ndryshme;
- Rishikoni rregullat e kompanisë lidhur me karburantin;
- Sigurohuni që të zgjidhni një makinë që punon me karburant më pak të shtrenjtë;
- Mundohuni ta rezervoni makinën sa më shpejt që të jetë e mundur;
- Sigurohuni që të kontrolloni për zbritje ose paketa me ulje.